Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuari i së enjtes mbrëma në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, të gazetarit Ylli Rakipit.
Teksa sqaroi fillimisht incidentin mes tij e Enkelejd Alibeaj në foltoren e Kuvendit, Berisha, iu kundërpërgjigj edhe reagimit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Sipas tij, ajo bëri një pozicion qesharak,
Pozicion qesharak i guvernatorës e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit dhe të marrë përsipër se kush do të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria nëse duhet bërë akuza.
Natyrisht, ajo që mund ti them zonjës është se merr fund loja me opozitën kukull, s’ka më opozitë kukull, dhe për mua zhvillimet me pozitive të Shqipërisë janë këto.
/a.r