Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, është pyetur për tensionin në sallën e Kuvendit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se përse tensioni brenda PD tashmë ka kaluar edhe në sallën e Kuvendit, duke ju referuar shtyrjes që Berisha i bëri Alibeajt, Bumçi tha se kjo vjen pasi pakica kërkon t’i imponohet shumicës.
Sipas Alibeajt sot në Shqipëri ka dy diktatura, një është e Edi Ramës, dhe tjetra brenda PD-së, ku pakica dhunon shumicën dhe kërkon të bëjë opozitën.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Situatë e tensionuar e PD duket se është transferuar në sallën e Kuvendit?
Bumçi: Jemi në një situatë anormale, blerje masive të votës, përdorim të bandave, administratës, e rëndë sa të gjitha këto bashkë përdorimi i të dhënave personale, pra kjo nuk është shumicë legjitime. Kjo situatë jo demokratike në Shqipëri ka 6 muaj, por që tani ka marrë zgjidhje politike dhe ligjore. Çfarë është bërë që një pakicë të dhunojë shumicën në PD. Basha mori një vendim, dhe demokratët vepruan në kuvendin e 11 dhjetorit, referendumin e 18 dhjetorit, dhe këta demokratë treguan se shumica është me zotin Berisha.
Xhokaxhi: Dhe kjo justifikon atë që ndodhi sot?
Bumçi: Ndërhyrja e dhunshme në demokraci, si mund të ndërhysh brenda një partie ku pakica dhunon shumicën?
Xhokaxhi: Kush po ndërhyn, po flisja për atë që ndodhi mes Berishës dhe Alibeajn?
Bumçi: Në Shqipëri kemi dy diktatura Ramën që po dhunon Shqipërinë, por kemi dhe diktaturë në opozitë ku pakica kërkojnë të bëjë opozitën.
Xhokaxhi: Me këtë pakicën që kërkon të dhunojë shumicën nuk und të gjendet gjuha e përbashkët?
Bumçi: Ne kemi bërë gjithçka që njerëzit mund ta mendonin dhe si normale kur ne fituam, ne nuk u sollëm me teprim. Berisha shkoi në zyrën e Alibeajt, që duhet të ishte e kundërta.
Xhokaxhi: Berisha nuk shkoi në zyrë, shkoi të merrte PD-në?
Bumçi: Shkoi në zyrë, mund t’i kishte trajtuar edhe sikur nuk ekzistojnë, por i shkoi në zyrë dhe i tha ti je kryetar i grupit, mblidhe grupin dhe le të jetojmë në diversitet.
Xhokaxhi: Përderisa e lejoi kryetar grupi, pse ankohet që Rama dhe Balla zgjodhën zotin Alibeaj për negociata?
Bumçi: Alibeaj u rri të gjitha vendimeve të Bashës, pro me një ndryshim, pasi Basha i mori para se të merrej vesh se kush ishte shumica, ndërkohë që Alibeaj i thotë Berishës që ti je i përjashtuar./m.j