Një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, ka nisur bashkëpunimin me prokurorët e SPAK, duke ngjallur shpresën se do të zbardhë serialin e ngjarjeve pa autor në zonën e Elbasanit gjatë viteve të fundit.
‘Panorama’ raporton se bëhet fjalë për Enrik Hoxhaj, i cili ka folur edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK.
Aktualisht për këtë ngjarja janë marrë të pandehur, Erjon Alibej alias Agim Shurbi dhe Xhulian Hoxha e Euglen Halili.
Dëshmia e Hoxhaj duket se do ndihmojë shumë prokurorët që të zbërthejnë prapaskenën e krimeve në Elbasan dhe njëherësh të sjellë arrestime të tjera.
Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, gjatë kohës kur Dumani ka qene në kërkim, Hoxhaj ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të.
/b.h