Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi sot për një paketë shtesë prej 800 milionë dollarësh si ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Ndërkohë forcat ruse vijojnë sulmet në një shkallë më të gjerë për të pushtuar lindjen e Ukrainës.
Theksojmë se ndihma vjen pas paketës së mëparshme të ndihmës, të cilën Kreu i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi javën e kaluar, e cila përfshin artileri dhe municione.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë po lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar t’i ofrojnë Ukrainës armët që i nevojiten. Ne po ndajmë dhe do të vazhdojmë të ndajmë informacione të rëndësishme në kohë me Ukrainën për t’i ndihmuar ata kundër agresionit rus”, u shpreh Biden.
/b.h