Reperin Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si “Stresi” nuk e kanë mbajtur më nervat. Policia ndërhyri mbrëmë për të ndërprerë koncertin e reperit të njohur Stresi në një nga lokalet e njohura në Tiranë, duke iu bazuar rregullit të vendosur nga Komitet Teknik i Ekspertëve.
Nga mesnata kur e gjithë skena ishte plot me njerëz që kishin ardhur për ta ndjekur për të performuar, efektivët mbërritën në club duke vendosur që të ndalinin “qejfin”, por vendimi nuk ështtë pritur mirë. I nervozuar, reperi shau ç’mundi pa u drojtur nga turma.
“Muzikën e kanë mbyll se ka ardhur Policia. Prit pak! Ne nuk kemi gjë me ata kolegët atje, se i ka dërguar dikush tjetër, por ia ** atij që i ka çuar. Publikisht ua them,”-tha ai me mikrofon në dorë.
Ndërkohë që turma u kujdes që të brohoriste!/m.j