Pas denoncimit nga familjarët është gjendur shëndosh e mirë 15-vjeçarja e zhdukur nga lagja Peristeri në Athinë të Greqisë. Sipas Protothemës, 15-vjeçarja e identifikuar si Fotini Giannopoulou, është gjendur në qendër të Athinës në praninë e një shoku të saj.
Një operacion i menjëhershëm policor u organizua për gjetjen e saj, pasi zhdukja e saj dyshohej se përfshinte një rreth trafikantësh që e kishin mashtruar duke e detyruar të largohej me ta.
Adoleshentja, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, u gjet pas një operacioni të koordinuar nga Policia në qendër të Athinës dhe po transferohet në Departamentin e Sigurimit të Peristerit./m.j