Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.
Burime të sigurta bëjnë me dije parametrat jetësorë të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë. Nuk dihet specifikisht se çfarë problemesh ka shfaqur ai para se të dërgohej në spital, por raportohet se ai po vuan nga pneumonia bilaterale post-Covid.
Megjithatë, Bujar Nishani është nën mbikqyrjen e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
/a.r