Erion Braçe ka reaguar i revoltuar nga sjellja e Sali Berishës, i cili gjatë debateve dhe replikave në Parlament, shtyu nga foltorja Enkelejd Alibeajn, për të marrë vetë fjalën.
“DHUNA NË MES TË KUVENDIT!
BARBARI, KULTURË MIZERABËL,
E NJËJTA NË 30 VITE!
DUHET TI JAPIM FUND,
DUHET TA BËJMË NE, AS EVROPIANËT E AS AMERIKANËT!
ËSHTË NJË PENGMARRJE E NEVERITSHME QË I KA MARRË SHPIRTIN SHQIPËRISË!
SI BËHET?
NJË STANDARD, MORAL, LIGJOR, INSTITUCIONAL, PENAL E POLITIK!
KAQ DI UNË!
VO: po-se degjova dhe dikë këtu, e ka bërë këtë edhe kur ishte në pushtet, sipër në kalë; erdhi në foltore pasi UNË kisha folur fiks 24 minuta për PASURITË NATYRORE TË GRABITURA E NË GRABITJE NGA KY KLANI I TIJ I MILIARDERËVE, të njëjteve; ndodhi në orën 2.00 të mëngjesit dhe fiks pasi i thashë gjithë çfare munda, me prova e me fakte, të verifikuara në kaq vite, e në thelb te dënimit ndërkombetar të këtij varrmihësi të këtij vendi!”, shkruan Braçe.
g.kosovari