Vladimir Putin deklaroi se Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Mariupolit, një nga qytetet ku janë bërë betajet më të mëdha që nga fillimi I pushtimit rus në Ukrainë.
Vetë Presidenti rus e konsideroi lajmin për marrjen e Mariupolit një sukses, duke thënë se ai qytet tashmë ishte çliruar.
Po ashtu kreu i Kremlinit deklaroi se të gjithë ata ushtarë ukrainas që do të dorëzohen në Mariupol, do t’iu kursehet jeta. Lajmi u raportua nga agjencia Interfax.
Ndërkohë ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin shtoi se të duhen 3-4 ditë për të përfunduar operacionet në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku ndodhen trupat e mbetura ukrainase, të cilat raportohet se janë rreth 1500.
/a.r