Ka nisur me debate ditën e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.
“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”, deklaroi Berisha.
Alibeaj nga ana tjetër sqaroi se nuk është peng i askujt. Ndërsa me tone të larta ka ndërhyrë Flamur Noka, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.
Pjesë nga debati
Berisha – Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles.
Alibeaj- Berishes: Peng je ti.
Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…
Alibeaj: Me fyerje personale mos te vazhdoje.
Berisha – Alibeajt: Ai qe ndjehet opozitar i vertete nuk mund te imagjinoje kurre te marre pjese ne nje procces mafioz te zarfave sekrete.