Kryeministri Edi Rama po zhvillon ne këto momente nje takim me aleatin e tij qeverisës Ilir Meta. Dy liderët e se majtës kane zgjedhur nje restorant ne kryeqytet per te darkuar se bashku. Mësohet se ne fokus te diskutimeve është funksionimi i koalicionit qeverises, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia per ndryshime te pritshme ne kabinetin qeveritar.
Lajmi konfirmohet nga Vizion+ sipas së cilit, takimi vjen ndërsa ne media spekulimet per nje krize mes dy partive qeverisëse vijojnë qe nga hapja e aferës se pretenduar CEZ-DIA. Se fundmi mazhoranca nuk ka dale me nje qëndrim te unifikuar edhe per reformën ne drejtësi, pasi PS ka mbështetur draftin e eksperteve te nivelit te larte, ndërsa LSI ka paraqitur ne Venecia amendamentet e saj.