‘Forcat ruse do të pushtojnë sot qytetin port të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol’, ka deklaruar aleati kryesor i Vladimir Putinit teksa paralajmëroi se forcat e Ukrainës nuk janë në gjendje të “rezistojnë për shumë më gjatë”.
Qyteti jugor i rrethuar ka qenë një objektiv kyç për Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë pothuajse dy muaj më parë.
Pasi u vu nën një breshëri sulmesh të përditshme, shumica e zonës është shkatërruar dhe aksesi në energji elektrike, ngrohje, ushqime dhe furnizime mjekësore është ndërprerë për shumë civilë.
Forcat ruse kanë pretenduar se janë në prag të marrjes së kontrollit të plotë të qytetit prej ditësh, por njësitë e marinsave ukrainas, si dhe batalioni Azov i ushtrisë ukrainase, i kanë zmbrapsur me sukses sulmet e tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov, forcat e të cilit kanë luftuar në Ukrainë, ka thënë se Mariupol do të bjerë sot.
“Kalaja” e fundit kryesore e rezistencës në qytet është e bazuar rreth fabrikës së çelikut Azovstal, ku rreth 1000 civilë janë strehuar për t’i shpëtuar sulmeve me granata dhe raketa.
“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse,” tha Kadyrov, shkruan Sky News.
g.kosovari
Rusia ka nën kontroll me flamurin e saj rreth 1/3 e territorit ukrainas.Shihini lajmet edhe në perëndim dhe në lindje,pastaj nxirrni të mesmen e artë.