Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa është gjetur i pajetë. Policia thotë se 36-vjeçari u gjet pa shenja jetë brenda një bunkeri në zonën e Institutit Bujqësor.
Sipas policisë, ditën e djeshme vëllai i viktimës kishte bërë denoncimin se ai ishte larguar nga banesa.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërsa trupi i 36-vjeçarit është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j