Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë daljes për mediat pas takimin me Fatmir Mediun në lidhje me konsultimet për presidentin e ri ka folur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Balla tha se Shqipëria është gati për konferencën ndërqeveritare dhe se BE duhet të “zgjohet” dhe të krijojë një agjende të re të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Balla: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencë, BE të zgjohet dhe të krijojë një agjende të re të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
BE të reagojë dhe të ndryshojë qasjen ndaj një vonese ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimot. Ne i lexojmë me vëmendje të gjitha raportet. Si ky proces për presidentin nuk ka pasur më përpara.
/b.h