Ashtu siç ishte njoftuar ditë më parë, partia Socialiste ka mbajtur sot një takim konsultues me përfaqësues të Shoqërisë Civile lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Menjëherë pas takimit me përfaqësuesit e Shqoërisë Civile, Balla Spiropali dhe Gjiknuri do të takohen me përfaqësues të grupit parlamentar të opozitës, konkretisht me Mesila Dodën, Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun.
Pas takimit kreu i PR Fatmir Mediu, i shoqeruar nga kreu i PAA Agron Duka ka folur per gazetaret duke kerkuar nje president konsensual.
Fatmir Mediu: Kërkojmë që negociatat të zhvillohen në mënyrë të unifikuar me maxhorancën. Zoti Balla parashtroi kalendarin që duhet për këtë proces, ky kalendar është diskutuar edhe me kolegë të tjerë, si me zonjën Doda.
Ideja është të kemi një kohë më të gjatë dhe jo deri më dat 29, por ta shtyjmë. Duhet të përcaktojmë fushat dhe kriteret të cilat duhet të përmbushë Presidenti i Republikës.
Ka vota çfarë garancie keni për konsensual
Nuk mendoj se i ka votat, zgjedhja e njëanshme e cënon zgjedhjen e një presidenti konsnesual. Nëse duan të kalojnë në krizë politike mund të vendoset me vota të njëanshme.
Kam diskutuar me Alibeajn e Kryemadhin. Ramë dakort për shtyrjen e kalendarin. 24 maji është përfundimi i procesit, pritet të nisë më datë 10./m.j