Ndërsa humbjet ushtarake ruse vazhdojnë, persona të brendshëm të Kremlinit thuhet se po vënë në dyshim vendimin e Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën, sipas Bloomberg.
Disa anëtarë në rrethin elitar të Putin besojnë se lufta e Rusisë me Ukrainën ishte një “gabim katastrofik që do ta kthejë vendin prapa për vite të tëra”, tha burime për rrjetin televiziv me banë në Amerikë.
Burimet thanë gjithashtu se persona të brendshëm të Kremlinit nuk shihnin “asnjë shans” që lideri rus të ndryshonte kursin, dhe disa shprehën frikën e tyre se Putin mund të përdorë armët bërthamore.
Dje, Rusia dukej se kishte marrë qytetin e saj të parë qëkur filloi një ofensivë të re të madhe në Ukrainën Lindore.
Qyteti i Kreminës ra në duart e pushtuesve pasi forcat filluan sulmet përgjatë 3000 miljeve të frontit lindor të vendit.
Ofensiva pritej prej disa javësh pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga Kievi./m.j