Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Shqipëria ka dalë e para në rajon për shërbimet dixhitale. Më tej, kreu i qeverisë ka bërë me dije se më 30 Prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente.
“Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama në Facebook.
Sipas një raporti të BERZH, Shqipëria i ka rritur shërbimet dixhitale nga 44.1% në vitin 2015 në 83% në vitin 2020.
Sipas të dhënave të BERZH Shqipëria është ngjitur në vendin e 17 mes disa vendeve në botë për shërbimet dixhitale qeveritare.
/a.r