Policia e Korçës ka dhënë informacion në lidhje me operacionin e finalizuar mëngjesin e sotëm që çoi në pranga dhjetëra persona.
Drejtori i Policisë së Korçës deklaroi se ata shpërndanin lëndë narkotike brenda qytetit të Korçës.
Ai tha se nën hetim janë edhe 70 persona të tjerë ndërsa theksoi se gjatë operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike, shuma të ndryshme monetare, një automjet dhe një radiomarrëse policie.
Gjatë operacionit u kap rreth 21 kg heroinë, sasi kanabisi dhe kokaine.
g.kosovari