Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi sot masë arresti me burg pa afat për tre djem të akuzuar për shpërndarje të parave false. Ata dyshohet se tentuan të këmbenin para false në pikat e këmbimit valutor në kryeqytet.
Viard Kotorri, Edmond Dokushi dhe Ervin Kamolli u arrestuan dhe janë nën hetim pasi ndaj tyre rëndon akuza e “Falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim.
Hetimi nxori se kamerat fiksuan momente kur një nga tre të dyshuarit, me tatuazh në krah që shërbeu për identifikim policor, teksa tentonte të këmbente 2 mijë dollarë në një exhange.
Sipas dosjes hetimore, tre djemtë kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash false në pikat e kuptimit valutor jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë, Lezhë dhe Elbasan.
Avokati mbrojtës i një prej të dyshuarve, Viard Kotorit ka deklaruar se sasinë e valutës e kishte gjetur në rrugë, por nuk e dinte se ishin false.
Enea Cenko deklaroi sot në gjykatë se klienti i tij është penduar që ka tentuar të thyente dollarë false në ‘Exchange’ duke thënë se ai është rritur në fshatin SOS.
“Kotori është i penduar dhe nuk e dinte që dollarët ishin falsë. Dy shokët e tij nuk kanë lidhje me krimin dhe ai do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai është rritur në fshatin SOS, i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë”, tha avokati.
/a.r