Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit.
“Si ka mundësi që ne shqiptarët kemi 80 vjet që lejojmë të sundohemi nga kriminelët dhe korrupsioni?
Ndoshta problemi është më i thellë seç duket në sipërfaqe”, shkruan ajo, ndërkohë që në këto 80 vjet, nja 15 vjet ka drejtuar pikërisht Sali Berisha, që tashmë është shpallur zyrtarisht si një politikan i korruptuar familjarisht.
Megjithatë, Kokalari shkruan se shpëtimi Shqipërisë dhe PD-së, do t’i vijë sapo gjërat të ndryshojnë në Amerikë, kur të rikthehet në pushtet Donald Trump.
“T’ju them të drejtën ata që vazhdojne të shtyjnë Alibeaj etj, madje duke i dërguar dhe si delegacion në Amerike, janë po aq mediokër në sytë e politikës Amerikane sa vetë Alibeaj & Gaz Bardhi janë në Shqipëri.
E gjithë kjo flluckë fallcifiteti do plas sapo gjërat të ndryshojnë në Amerike. Mos kini asnjë dyshim për këtë”, shkruan Kokalari.