Ditën e sotme Bashkia e Tiranës ka prezantuar flotën e gjelbër të autobusëve elektrikë që sipas kryebashkiakut Erion Veliaj shënon një hap madhor drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytet.
Veliaj u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Tiranës, jo vetëm për ata që përdorin transportin publik.
Gjithashtu Veliaj tregoi se çmimi i biletës së transportit publik në Shqipëri është më i ulëti në të gjithë rajonin.
“Sot jo vetëm është bileta më e lirë në të gjithë rajonin po jemi në një situatë ku kush merr abonenë 16 mijë lekëshe, po flas me të vjetra, praktikisht e ka 10 euro cent biletën nëse do pjesëtohej aboneja me atë kosto. Për studentët që është 600 lekë bileta çmimi është akoma më i ulët, kështu që unë besoj nëse kemi sqaruar mjegullën e këtyre fakteve alternative për tu fokusuar te faktet e vërteta tani mund të flasim si do përmirësojmë situatën. Qeveria ka garantuar për këto tre muaj të krizës së naftës subvencionin për litër nafte duke u bazuar në faturimin që japin kompanitë dhe nëse kriza mbaron do të vazhdojë pjesa e subvencionimit nga Bashkia. Nëse kriza nuk mbaron sigurisht që do të bëjmë një diskutim me Belindën bashkë me kolegët e financave për të parë si do ta çojmë përpara këtë proces.” – tha Veliaj.
/a.r