Edis Reçaj është 28 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Perash” të Shkodrës.
Sipas informacioneve bëhet me dije se i riu ka marrë një plumb në gjurin e tij të djathtë. Fatmirësisht ai gjendet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore që ka marrë në spitalin e Shkodrës.
Ndërsa nuk bëhet me dije se cilat kanë qenë rrethanat e ngjarjes, por policia ka njoftuar shpalljen në kërkim të autorëve.
Njoftimi i Plotë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
/b.h