Deputeti i PD, Edi Paloka ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24 ku ka folur për procesin e zgjedhjeve të Presidentit të ri të vendin.
Paloka e ka konsideruar një teatër kërkesën e PS për bisedimet që do të fillojnë ditën e nesërme me opozitën për emrin e ri të Presidentit.
Ai tha se presidenti do të zgjidhet nga Rama dhe ai e ka caktuar një emër tashmë.
Nuk ka naivë të besojë se Rama po zhvillon një proces për të gjetur president. Është e gjitha një teatër që ka regjisor Ramën. Ai e ka caktuar se kush do të jetë Presidenti. Është thjesht lojë. Do të vijojë deri kur të votohet dhe ta zgjedhi presidentin që ka në kokë. Edhe po sikur të ketë rënë dakord me Alibeajn, që edhe kanë një bazë tek takimet e ambasadores Yuri Kim, Alibeaj është në një pozicion të vështirë të bjerë dakord me ta. Nuk diskutohet që president do të zgjidhet ai që do Rama.
Takimi i Alibejt ditën e nesërme për Presidentin
Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar. Nëse ai nesër shkon në një takim duhet të dijë se nuk ka marrë as tagrin e atyre deputetëve që ajnë jashtë Komisionit të Rithemelimit. Është një shoë i neveritshëm për t’i treguar shqiptarëve se Rama po pyet opozitën. Nëse hyn Alibeaj në këtë lojë është në vazhdën e lojës së Ramës. Ne nuk bëhemi pjesë e lojrave të Ramës. Ne nuk do kishim komunikim edhe sikur ata të donin të komunikonin me ne për Presidentin. Nuk bëhemi pjesë e një palaçollëku.
Emri i Bashës për President
Do të ishte shumë diskredituese. Këtë e ka nxjerrë vetë Basha si thashethem për të mbajtur ata 5 vetë se do të rikthehet sërish.Rama nuk e kalon Presidentin kurrë në popull.
/b.h