E ftuar në Tonight Ilva Tare, Dewi van de Weerd, ambasadorja e Mbretërisrë së Hollandës, vendi i radhës i cili mban presidencën e Bashkimit Europian për këto 6 muaj, theksoi se Hollanda do të luajë rolin e ndërmjetësit të paanshëm në raport me integrimin e Shqipërisë në familjen europiane. Ndërkohë ambasadorja tha se Shqipërisë i nevojitet punë dhe jo fjalë.
Duke folur edhe për krizën e refugjatëve në Europë dhe ngjarjet në Këln të Gejrmanisë, ambasadorja tha se ato ngjarje duhen parë në mënyrë kritike dhe përsa i përket azilkërkuesëve shqiptarë, Deëi van de Ëeerd tha se i inkurajon shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre e ndërkohë shqiptarët përfitues të azilit në Hollandë deri tani janë 0%
Shqipëria duhet të fokusohet tek reformat nëse kërkon të integrohet në BE dhe përmbushja e 5 prioriteteve kyç të vendosura nga komuiniteti europian dhe për reformën në drejtësi, ambasadorja është shprehur se është bërë një punë e madhe dhe se i gjithë populli shqiptar dhe partitë politike e kërkojnë këtë reformë. Nëse kjo reformë nuk miratohet, populli shqiptar do të vuajë shumë.
Përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ambasadorja u shpreh se është shumë e habitur kur sheh se në Shqipëri ka më shumë makina luksoze se në Hollandë dhe se pandëshkueshmëria është shkaktari kryesor i kësaj gjendje.
Në fund ambasadorja u shpreh e çuditur me faktin se Prokurori i Përgjithshëmka riorganizuar njësinë antikorrupsion duke qenë se lufta kundër korrupsionit është një nga 5 prioritetet dhe kur ankesat për korruspion janë me mijëra.
Pjesë nga intervista:
Ju ka bërë përshtypje lodhja nga zgjerimi e BE? Çfarë qëndrimi ka BE për lodhjen nga zgjerimi?
Në fakt politikat nuk kanë ndryshuar fare. Mendoj se nëse shikoni se çfarë po ndodh nëpër bote, është shumë e qartë për këdo se stabilititeti përreth Europës është kritik. Pra zgjerimi vazhdon akoma. Mendoj se duhet të punojmë sëbashku, anëtarët e BE dhe vendet kandidate për sfidat që na presin përpara.
Flasim pak më në brendësi për krizën e refugjatëve dhe krizën ekonomike me të cilën disa nga vendet e BE po përballen. Çfarë do të bëjë Hollanda për të adresuar këto çështje?
Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin e ndërmjetësit të paanshëm mes të gjithë vendeve anëtare dhe të lehtësojmë debatin por më në përgjithësi, mendoj se BE duhet të shohë aspekte të ndryshme. Së pari, ka luftëra që po ndodhin, pra është shumë e rëndësishme të kërkohet një zgjidhje diplomatike apo edhe ushtarakepër krizën që ekziston. Nga ana tjetër nëse shihni krizën e emigrantëve, ky problem është pasojë e kësaj situate. Duhet të forcojmë kufijtë e jashtëm, duhet të pranojmë refugjatët në mënyrë dinjitoze, të mirëorganizuar dhe gjithashtu të rishpërndajmë refugjatët midis vendeve anëtare të BE.
Çështja e trajtimit të refugjatëve, ju thatë se ata janë mirëpritur por ka patur probleme gjithashtu. Mendoni se zhvillimet e fundit në Këln, në Gjermani do të ndikojë mënyrën se si këta refugjatë do të trajtohen në vendet e BE?
Mendoj se ëhstë shumë e rëndësishme që në të gjithë BE-në të vazhdojmë të respektojmë vlerat europiane. Mendoj se sigurisht njerëzit do ta shohim në mënyrë kritike atë që ka ndodhur në Këln dhe mund ta imagjinoj që njerëzit janë edhe të shokuar. Mendoj se ajo që ka ndodhur është serioze dhe shpresoj që mos të ndikojë në pritjen bujare të refugjatëve sepse njerëzit kanë ikur prej luftës dhe represionit dhe kërkojnë azil dhe duhet të kenë mundësinë ta marrin dhe të sigurojnë një strehim të përkohshëm në Europë.
Si e keni parë mënyrën se si autoritetet shqiptare e kanë trajtuar çështjen?A janë duke bërë një punë të mirë duke kuptuar arsyet përse shqiptarët po largohen?
Mendoj se është shumë e rëndësishme për qeverinë shqiptare ti thotë popullit të vet se nuk ia vlen të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil diku tjetër sepse shpesh këta njerëz shpenzojnë shumë para, janë në rrezik, disa herë kaedhe trafik njerezish, pra mendoj se është tepër e rëndësishme për qeverinë shqiptare te krijoje mjedisin e duhur qe I ben njerezit te mendojne se ja vlen te qendrojne ne vend, ne vend qe te largohen prej tij ne ate menyre.
Sa janë mundësitë për mijëra shqiptarët apo edhe të tjerë azilkërkues që kanë kërkuar azil për ta përfituar azilin?
Në Hollandë 0% ka përfituar azil. Asnjë mundësi.
0%. Pra të gjithë kanë qenë emigrantë ekonomikë
Po
Janë mbajtur në Hollandë?
Jo. Ne i dërgojmë njerëzit mbrapsht sepse siç e thashë ata nuk janë njerëz që aplikojnë me të vërtetë për azil. Është një motiv ekonomik dhe mensoj se është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se është një shpërdorim i parave dhe energjive dhe me të vërtetë duhet të investojnë të ndërtojnë një jetë këtu.
Ka një argument që përdoret nga qeveria, nga Kryeministri që thotë se Hollanda, Gjermania, Franca, Britania gjithmonë do të jenë më mirë se Shqipëria, kështu që nuk mund t’i ndalojmë dot njerëzit të synojnëapo të duan të shkojnë të jetojnë në këto vende. Është kjo një qasje e drejtë për krizën?
Cdokush mund të zgjedhë të bëjë ç’të dojë me jetën e vet. Por i takon Qeverisë të krijojë nje mejdis te mire jetese per qytetaret e vet. Nga ana tjeter ju takon gjithahtu edhe qytetareve ta kerkojne nje gje te tille. Unë personalisht jam e impresionuar nga Shqipëria. Është një vend shumë i bukur. Teksa shoh se sa njerëz të mirë dhe të këndshëm jeni, mendoj se njerëzit duhet të stimulohen për ta përmirësuar dhe fokusimi tek disa reforma vërtetë të nevojshme, si reforma në drejtësi, lufta kunder korrupsionit, krijimi i një klime të mirë për të gjetur një punë për njerëzit në bazë të aftësive të tyre, bazuar në meritat e tyre, këto janë gjërat me rëndësi që duhet të shihen.
Ambasadore, a ka Shqipëria ndonjë mundësi që gjatë presidencës së Hollandës në BE për të marrë rekomandimin për të hapur negociatat?
Në fakt, ajo qëështë e rëndësishme për Shqipërinë, është të përmbushë një performancë të mirë në 5 prioritete bazë. Nëse kjo arrihet, atëherë do të bëhet një vlerësim se ku qëndron Shqipëria por gjithsesi kam përshtypjen se shumë punë duhet të bëhet akoma në fushën e luftës kundër korrupsionit, në fushën e reformës në drejtësi, puna në të cilën është shumë e rëndësishme aktualisht shumë punëështë bërë tashmë, krimi i organizuar, të drejtat e njeriut dhe administrata publike, këto janë çështjet kryesore mbi të cilat Shqipëria duhet të punojë akoma.
Do të vendosë për hapjen e negociatave duke parë performancën që ju përmend më parë. Për të folur për reformën në drejtësi , qëështë shoqëruar me një debat të konsiderueshëm, politik dhe jo vetëm. Edhe opinioni publik, shoqëria civile janë përfshirë, ndoshta jo aq shumë sa duhet por janë përfshirë. Cili është komenti juaj për mënyrën se si reforma ka ardhur deri këtu?
Është e qartë se shumë njerëz në Shqipëri janë të përkushtuar tek kjo reformë.Në parlament është bërë një punë e madhe, opozita është përfshirë, ekspertët kanë punuar shumë për të parë se cilat amendamente të ligjeve janë të nevojshme, pra përshtypja ime është se kemi të bëjmë me një proces dinamik, me shumë njerëz të përkushtuar.Duket se gjithashtu liderët politikë po tregojnë dëshirën dhe përkushtimin e tyre për këtë reformë, pra deri tani kam përshtypjen se procesi po shkon mirë, po merr kohë sigurisht. Nëse sheh atë që duhet bërë, mendoj se është shumë e qartë, merr kohë dhe duhet bërë në mënyrë tërësore, pra kam përshtypjen se është një proces shumë aktiv dhe dinamik dhe jam me të vërtetë e kënaqur që shikoj se liderët politikë janë gjithashtu duke dëgjuar popullin shqiptar sepse mendoj se populli shqiptar është shumë i qartë se reforma në drejtësi është shumë e nevojshme.
Të gjitha partitë e përfshira janë duke kërkuar të arrijnë konsensus për reformën, gjë e cila mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh të shkuarën dhe mungesën e dialogut politik që partitë politike kanë në Shqipëri. Mendoni se kjo reformë do të marrë konsensusin e të gjitha partive?
Shpresoj vërtetë ta marrë dhe sërish, le të jemi optimistë.Nëse reforma në drejtësi miratohet dhe konsensusi është i mundur, mbase kjo mund të përktheeht në një hap ekstra në politikën shqiptare ku është e mundur të arrihet një konsensus.Politikanët duhet të jenë të përgjegjshëm sepse kanë mandatin e votuesve të tyre dhe mendoj se nëse e kanë pranuar këtë përgjegjësi, ata do të kërkojnë një konsensus sepse është shumë e qartë se kjo reformëështë shumë e nevojshme.
Ne fund, te gjithe kane te njejtin qellim, qe eshte integrimi europian.
Nëse konsensusi nuk arrihet, mund të jetë referendumi një mundësi e mirë për t’u provuar?
Të mos flasim për të ardhmen, për mua kjo nuk është e mundur.Kam përshtypjen se një punë e vështirëështë bërë dhe thënë këtë, mendoj se duhet të jemi besimplotë se liderët politikë këtu te marrin pergjegjesite e tyre per ta vënë në zbatim këtë reformë.
Ju e keni ndjekur draftin final që ekspertët pranë komisionit parlamentar për reformën kanë hartuar. Ata janë asistuar nga dy misione të rëndësishme ndërkombëtare, Euralius nga BE dhe OPDAT nga SHBA. Çfarë mendoni për këtë asistencë të veçantë që ata kanë patur gjatë kësaj reforme?
Është saktësisht kështu si e thoni ju, ka patur asistencë, ata janë këshilluar. Mendoj se janë njerëz që kanë shumë njohuri se cila reformë apo sistem drejtësie është më i mirë për Shqipërinë dhe BE dhe SHBA janë munduar shumë për t’i asistuar ekspertet dhe politikanet shqiptare në këtë proces, i cili është një sipërmarrje e madhe.
Nëse diçka shkon keq dhe nuk ka reformë, do të ndëshkohet Shqipëria? Çfarë do të ndodhë, cili është skenari i mundshëm?
Mendoj se populli juaj do të vuajë shumë sepse çdo shqiptar që takoj, mendoj që 97% e shqiptarëve janë të bindur që gjykatësit janë të korruptuar. Mendoj se e para është që njerëzit do të vuajnë shumë, kjo ështëe keqja e shumë gjërave dhe për ekonominë, për njerëzit që nuk do e kenë të mundur të gjejnë të drejtën nëse e kërkojnë dhe sigurisht do të jetë shumëkeq për procesin e integrimit europian.
Komisioni i Venecias është institucioni le të themi që çdokush ka drejtuar shikimin se çfarë do të thotë si garanci gjithashtu për cilësinë e reformës. Mundet që publiku shqiptar të sigurohet që drafti i propozuar ka të gjithë asistencën dhe këshillimin ndërkombëtar për të qenë një reformë e mirë në fund?
Ajo qëështë shumë e rëndësishme për të kuptuar për popullin shqiptar, është që në fund kjo është një reformë shqiptare. Duhet të bëhet nga protagonistët kryesorë shqiptarë dhe mendoj se komuniteti ndërkmbëtar po mundohet me të vërtetë të asistojë shumë. Gjithashtu implementimi për të trajnuar gjykatës, për të punuar me prokurorë dhe mendoj se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë por në fund, ajo që duhet bërëështë se edhe mentaliteti duhet të ndryshojë gjtihashtu. Është shumë e qartë se kjo duhet bërë nga vetë drejtësia shqiptare, edhe në sistemin që është tani mund të ishte bërë shumë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe nuk është bërë…
Pse? Keni një përgjigje apo ndonjë ide pse nuk po ndodh? Sepse mendoj se legjislacioni ekziston, institucionet ekzistojnë por diçka nuk funksionon siç duhet, pse?
Mendoj se fjala për këtëështë ‘pandëshkueshmëria’. Mendoj se ka një formë të pandëshkueshmërisë në këtë vend dhe ka një mentalitet korrupsioni që ekziston në shumë shtresa të shoqërisë. Mendoj se sistemi ligjor mund të funksiononte më drejtë nëse njerëzit nuk do ta kishin këtë mentalitet, pra mendoj së duhet ndryshuar mentaliteti dhe për këtë asnjë komunitet ndërkombëtar nuk mund t’ju ndihmojë. Duhet ta bëjnë profesionistët shqiptarë dhe populli shqiptar.Mendoj se gjithashtu edhe media nuk duhet të pranojë kur sheh sjellje të korruptuar të ndodhin dhe të përpiqet ta bëjë të dukshme.
Ju e përmendët nivelin e korrupsionit dhe përveç perceptimeve, shpresoj që keni të tjera vlerësime, studime dhe raporte që tregojnë një nivel të tillë korrupsioni. Çfarëështë bërë deri tani?
Pyes veten, aështë e nevojshme të shohim raportet apo është e qartë që për momentin ka një luftë kundër korrupsionit, mendoj se shumë veprime po ndodhin, por sërish kjo nuk po çon drejt arrestimit të shumë njerëzve të korruptuar. Unë jam habitur vërtetë kur lexova para pak kohësh që prokurori po riorganizon njësinë e tij antikorrupsion sepse nuk ka shumë çështje. Kjo është shumë e çuditshme, nëse antikorrupsioni është një nga prioritetet dhe nuk ka shumë çështje të hapura, atëherëështë e qartë se diçka nuk po funskionon.Mendoj se është interesante që qeveria ka hapur njëëebsite antikorrupsioni dhe portal dhe ka patur mijëra ankesa më duket, pra si është e mundur që nuk ka çështje të hapura dhe mbase ju mund të më thoni përse nuk ka peshq të mëdhenj të arrestuar? Mendoj se ka akoma shumë për të bërë. Hollanda eshte duke dhene ndihmesen e saj ne drejtim te sundimit te ligjit.Ne kemi punuar vitin e kaluar me ligjin e bilbilfryrësave, i cili u kalua nga Këshilli i Ministrave pak përpara Krishtlindjeve dhe do të vazhdojmë të punojmë në implementimin e tij. Po mbështesim disa organizatë të shoqërisë civile duke punuar për të vënë më shumë të dhëna online dhe këto janë të dhëna nga qeveria të cilat do e bëjnë më të qartë për qytetarët se ku po shkojnë paratë e tyre, taksat e tyre dhe po mundohemi të punojnë në nivele të ndryshme, duke i dhënë poicisëpërshembull trajnime mbi ceshtjet e integritetit, pra mendoj se shumë gjëra janë bërë, por akoma jo mjaftueshëm
Por shumëçka nuk është bërë gjithashtu kur bëhet fjalë për rezultate. Pyetja juaj është pyetje milionë dollarëshe, përse nuk ka peshq të mëdhenj nën hetim apo të arrestuar… Media i ka bërë këto pyetje gjithashtu dhe nuk ka përgjigje sepse në fund të fundit është zyra e prokurorit që duhet të fillojë hetimet dhe më pas gjykatësit duhet të gjykojnë. Pra kur takoheni me autoritetet shqiptare apo edhe me zyrën e prokurorit, si ju përgjigjen për mungesën e provave kur vjen puna e arrestimit të peshqëve të mëdhenj?
Përgjigja është: Është shumë e vështirë, është shumë e vështirë të bashkëpunohet me njëri-tjetrin, duhet që të ketë një hetim dhe përgatitje më të mirë të çështjeve dhe mendoj se atëherëkjo ka nevoje te permiresohet.
Jeni të kënaqur me këtë përgjigje si vend anëtar i BE?
Nuk jam e kënaqur sepse mendoj se nëse ju po thoni se lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme, atëherë kjo gjithashtu duhet të bëhet e qartë duke vendosur një përformancë të mirë. Kjo gjë nuk po ndodh akoma.
Po përsa i takon luftës kundër krimit të organizuar, ka ndonjë zhvillim apo rezultat me të?
Kjo është një nga gjërat që më bëri më shumë përshtypje kur erdha në Shqipëri. Ju shikoni kaq shumë makina luksove që qarkullojnë këtu dhe mund t’ju them se ka më shumë makina luksove në rrugë këtu se sa në Hollandë. Gjithmonë kam pyetur veten si është e mundur dhe pse njerëzit nuk duan të dinë për zotëruesit e këtyre makinave?Kjo mund të çojë në një drejtim të qartë se ku ndodhet krimi i organizuar.
Doni të thoni policia dhe autoritetet?
Policia, hetuesit dhe prokurorët.Është e qartë që lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetënë fillim të listës së prioriteteve dhe mendoj se pothuajse e njëjta histori. Nuk shoh ndonjë të dhënë këtu, nuk shoh peshq të mëdhenj prapa hekurave dhe mendoj se për shumë njerëz shqiptarë ekziston ndjesia se ka njerëz të paprekshëm në këtë vend dhe kjo shkakton gjithashtu pandëshkueshëmërinë. Është shumë e rëndësishme që populli shqiptar të fitrojë besim dhe lufta ndaj krimit të organizuar të mos prekë vetëm njerëzit e zakonshëm në rrugë le të themi, por me të vërtetë kriminelë të mëdhenj të merren në konsideratë dhe kjo nuk po ndodh sa duhet aktualisht.
Ka një perceptim kohët e fundit, pas deklaratës së Kryeministrit se disa media janë, ashtu si i ka quajtur ai, këneta. Mendoni se kjo ndihmon në krijimin e një klime të mirë që duhet të kenë këto pushtete, media, qeveria, politika…?
Ashtu siç e thashë, është shumë e rëndësishme për të gjitha partitë të kuptojnë rolin që mund të luajë media në një shoqëri demokratike. Mund ta imagjinoj që nuk është e lehtë që ndodhesh gjithë kohës në televizion dhe të dëgjosh ndonjëherë lajme kritike për politikat por shpresoj vërtetë që media shqiptare duhet te perpiqet të zgjidhë veten e vet nga të gjitha zinxhiretn e interesave.
Ju e keni ndjekur besoj me vëmendje draft-ligjin që propozoi qeveria për kriminalizimin e shpifjes. Cili është komenti juaj për këtë përpjekje?
Në fakt jam shumë e lumtur që u tërhoq. Mendoj se kishte shumë kritika dhe gazetarët shqiptarë ngritën zërin për këtë dhe sërish, por mendoj se shtypi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe nuk është ide e mirë të kufizosh lirinë e shtypit.
Ideja është se draft-ligji u keqinterpretua, nuk u bë kundër medias por vetëm për politikanë dhe tani është tërhequr nga qeveria për ta rishikuar. Mendoni se është ide e mirë të kriminalizohet shpifja?
Nuk ka shumë kohë që kjo është tërhequr, nuk shoh asnjë nevojë për të ndryshuar asgjë tek ligji që ekziston sepse mendoj se ligjërisht sistemi në Shqipëri është i mirë.
Pyetja e fundit, A do të vazhdojë presidenca hollandeze të jetë e rreptë me Shqipërinë apo do të kenë një zemër më të butë kur të vijë momenti i rekomandimit të hapjen e negociatave?
Si drejtuesë të presidencës sëBE,ne do të luajmë rolin e ndërmjetësit të paanshëm. Do të jetë vendimi i 28 vendeve anëtare pas rekomandimit të Komisionitpër të parë nëse Shqiëpria është gati dhe mendoj se në fund është radha e qeverisë shqiptare dhe e shqiptarëve të sigurohen se një punë e mjaftueshme do të bëhet për të vendosur një performancë të mirë të implementimit të vërtetë të reformave që janë të nevojshme, pra të ecim me vepra në vend të fjalëve.