JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik në Kukës, ku një automjet përfundoi në liqen, pasi shoferi humbi kontrollin.
Nga aksidenti mbeti i vdekur 55-vjeçari, Sul Demnushi dhe fatmirësisht shpëtoi djali i tij.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, makina ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në liqen. Nuk dihet ende shkaku se pse drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar për të shmangur aksidentin.
/b.h