Rusia ka filluar aksionin e saj ushtarak për të marrë në kontroll lindjen e Ukrainës, tha presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, sipas The Guardian.
“Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë”.
“Pavarësisht se sa ushtarë janë pozicionuar atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të heqim dorë. Çdo orë situata po përkeqësohet”.
Vladimir Putin ka shprehur synimin e tij për të pushtuar Donbasin, qendër industriale në lindje të vendit tashmë pjesërisht të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Ndërkohë, vazhdimi i rrethimit të Mariupolit në juglindje të Ukrainës ka rezultuar me viktima të konsiderueshme civile dhe shkatërrim të një pjese të madhe të infrastrukturës.
Ukraina ka akuzuar Rusinë është duke zbatuar taktikat e luftërave sikurse në Çeçeni dhe Siri, pavarësisht pretendimeve të Moskës në nisje të pushtimit se “Rusia nuk do të godasë qytete dhe as nuk do të kërcënojë popullsinë ukrainase”.
Vlerësohet se 100,000 njerëz kanë mbetur brenda qytetit, pa ushqim, ujë, ngrohje apo rrymë, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Para luftës, Mariupoli ka pasur 450,000 banorë.
g.kosovari