Analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë një tjetër lajm të rëndësishëm për atë se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike.
I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka zbuluar planin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta për të marrë drejtimin e opozitës, i nisur 1 vit më parë.
Vangjeli tha se në 21 mars të vitit 2021 presidenti Ilir Meta deklaroi se në rast se Rama do të merrte 71 mandate, ai do të jepte dorëheqjen dhe do të merrte drejtimin e PD-së.
Sipas tij ky ishte një plan i qartë i Berishës dhe Metës, pasi të dy ishin të bindur se Lulzim Basha nuk do të bëhej kryeministër.
“PD e vërtetë është përtej të gjitha këtyre, është një projekt që për herë të parë është përmendur në marsin e vitit të shkuar, dhe për herë të parë është përmendur nga eksponenti i opozitës Ilir Meta. Nukli Berisha-Meta i bashkojnë disa gjëra, një është që kanë qenë kryeministër.
Të dy ata i bashkon urrejtja ndaj Edi Ramës. Në 21 mars të vitit 2021, Ilir Meta tha se nëse Rama merr 71 mandate unë largohem dhe do të marr drejtimin e opozitës., Shumë kush nuk e kuptoj një gjë të tillë, por ky ishte plani B i Metës dhe Berishës që e dinin shumë mirë se Basha nuk do bëhej kryeministër, por në rast humbje të opozitës ata do merrnin opozitës. Unë vazhdoj të qëndroj i varur nga logjika ime, dhe jam i bindur se gjërat do të shkojnë kështu”, tha Vangjeli në “Log.”.