Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është përfshirë në një debat me Gazment Bardhin, pasi i ka kërkuar këtij të fundit që të kërkojë ndjesë publike për deklaratën e bërë publik, kur Hajdari u përjashtua.
Në emisionin “Opinion”, Hajdari teksa iu drejtua Gazment Bardhit, i tha se u bë sekretar i përgjithshëm i PD pa asnjë kontribut në këtë parti. Ndërsa nga ana e tij, deputeti i tha se “u bërë deputete vetëm se je vajza e babait”.
Debati i plotë
Hajdari: Nëse besoni në atë që thoni, a mund të kërkoni një ndjesë publike në momentin që unë mbajta mandatin, ju personalisht bëtë një deklaratë që më përjashtuat. Ju keni thënë që zonja Hajdarti nuk ishit anëtarë e PD. Unë isha deputete e PD-së.
Bardhi: Po nuk ishit në atë moment, nuk e di a jeni bërë tani.
Hajdari: Unë isha deputete e PD. Që në themelimin e saj, që ta dikosh për shkak të historisë së familjes. Ju keni zero kontribut në PD dhe jeni sekretar i përgjithshëm.
Bardhi: Ndoshta. Por Ju çfarë kontribut keni që erdhët nga Amerika dhe u bëtë deputete, apo për shkak se ishit vajza e babait?
Hajdari: Patjetër!
Bardhi: Më bëtë një pyetje dhe unë nuk kërkoj ndjesë
Hajdari: A mund të më kërkojë ndjesë, për shkak se më përjashtuan sepse unë mbajta një qëndrim parimor?
Bardhi: Në rastin e zonjës Hajdari nuk ka patur masë disiplinore, sqarimi që është dhënë ka qenë që ajo bëri zgjedhjen e saj ne e respektojmë dhe sipas statutit nuk marrim asnjë masë sepse nuk është anëtare e PD.
Hajdari: Po si u bëra deputete unë? Është absurde kjo që po thoni, por kjo le të gjykohet nga publiku.