Në një kohë që të gjithë demokratë ‘bërtasin’ për bashkimin e partisë, për Xhelal Mziun PD duket si një qerre që një palë e tërheq mbrapa dhe pala tjetër e tërheq para duke mos shkuar asgjëkundi. Në një intervistë për ‘5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Mziu sqaron se pse fillimisht e përkrahu dhe me pas u pendua për platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD, duke thënë se ai nuk është dakord me të gjitha pikat.
Sipas Mziut 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës.
“PD është një forcë politikë që në krijimin e saj lindi si parti shprese dhe fjalës së lirë dhe situata që po kalon sot është sh e dhimbesh jo vetëm për demokratë por dhe Shqipërinë. U krijua një konflikt i padëshiruar pasi mund të gjenim të tjera mundësi. Vërtet 6 marsi konfirmoi mazhorancë brenda PD foltoren por kjo nuk do të thotë se ishte e mjaftueshme. U bë një kongres dhe u morr një vendim të shkallës së parë që nuk është një vendim përfundimtar. Ngutja për të shkuar për të bërë zgjedhje në mënyrë të njëanshme është e papranueshme, në një farë mënyrë jam dakord për disa pika të Alibeajt, por isha kundër për disa. Isha dakord që të bashkohemi, të ndalen zgjedhjet në mënyrë njëanshme, por nuk ishte dakord për të tjerat. Të afroheshin të gjithë të përjashtuarit, përfshirë edhe Berishën. Të mos shkojmë nëpër gjykata por të gjejmë zgjidhjen, duhet të shtyhen zgjedhjet që po bëhen nga foltorja dhe ti jepte rol grupit parlamentar. Duhet një proces gjithëpërfshirës në bazë dhe pastaj zgjidhen strukturat e tjera dhe kryetari i PD. Atëherë mund të dalim me një platformë konkurruese qeverisëse. Nëse shkojmë në zgjedhje të ndarë siç po shkojmë në këto momente situata do të jetë kritike. Pjesa e foltores ka nuk struktura të saj, nuk jam dakord për përjashtimin e asnjë personi, nuk duhet të merremi me gjykata dhe nëse ulen të dyja të palët do të kemi një PD shumë më të fortë”, tha Mziu.
PD vijon të jetë e përçarë, ku vetëm sa janë larguar edhe më shumë nga njëra-tjetra. Pak ditë më parë, Alibeaj propozoi një platformë me 6 pika për zgjidhjen e krizës brenda PD. Alibeaj deklaroi se arriti që të siguronte 31 firma deputetësh që përkrahin planin, mes tyre edhe Lulzim Basha, por tashmë kësaj liste i kanë mbetur vetëm 29 emra, pas largimit të deputetes Greta Bardeli./m.j