Ivan Fedoro, kryebashkiaku i Melitopolit ka përshkruar përvojën e tij pasi u rrëmbye dhe u mbajt peng për gati një javë nga forcat ruse.
Fedorov, kryebashkiaku i qytetit të pushtuar të Melitopolit, është shprehur për mediat pas lirimit të tij se: Ishin gjashtë ditë të rrezikshme. E kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve vlente zero.”
Ndër të tjera ai shtoi: Ata erdhën te unë gjatë natës me 5 ose 6 ushtarë dhe folën për rreth 4-5 orë. Ishte dialog i vështirë.
Fedorov tha se ushtarët rusë “kishin dashur ta bënin shembull” duke shtuar se ishte përballur me tortura “psikologjike” por jo fizike.
“Ushtarët rusë supozuan se do të mirëpriteshin, por kjo nuk ndodhi dhe kjo është arsyeja pse rusët ishin shumë të zemëruar.”
Kryetari i bashkisë, i cili tani ndodhet në Romë pasi u lirua në një shkëmbim të burgosurish, tha se është në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol.
Civilët atje nuk kanë ushqim apo farmaci në dispozicion dhe “nuk është e sigurt të ecësh në rrugë”, tha ai.
Kujtojmë se rrëmbimi i tij ka ndodhur muajin e shkuar, teksa tensionet mes dy vendeve vijojnë të jenë të larta./m.j
Domethënë të trajtuan mirë.Nuk të rrahën,nuk ti thyen gjymtyrët,nuk të lanë pa ngrënë,por të kanë bërë përshesh trurin.Po neve që jo vetëm ju ukrainasit e pafajshëm,por gangsterët e gjeopolitika e botërore si ShBA NATO Bashkimi evropian,na kanë bërë përshesh dhe lavazh truri me gënjeshtar pa fund dhe armët vrasëse të tmerrshme që shohim të vringëllijnë çdo orë në televizion? E turpshme dhe e tmerrshme kjo që po ndodh me ne