Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar ankesën e Barcelonës për pezullimin e dënimit të sulmuesit Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian ishte dënuar për dy ndeshje pas përplasjeve me futbollistët e Espanyolit në kuadër të Kupës së Mbretit.
Por, CAS ka refuzuar ankesën e gjigantit katalan që ka shpresuar në pezullimin e dënimit. Suarez do t’i mungojë ekipit edhe në duelin ndaj Bilbaos që zhvillohet sonte në kuadër të çerekfinales së Copa del Rey.
Suarez njihet për gjestet e tij josportive edhe në të kaluarën. /Telegrafi/