Atentati ndaj Nuredin Dumaniit në Papërr të Elbasanit do shqyrtohet nga SPAK.
Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencën dhe dorëzoi te Prokuroria e Posaçme dosjen në ngarkim të Nuredin Dumanit. Hetuesit kanë ngritur akuzën e grupit kriminal dhe prandaj dosja ka mbërritur në SPAK.
Nuredin Dumani u arrestua i plagosur mbrëmjen e 29 Marsit në qytetin e Fierit, pasi kishte shkëmbyer zjarr me persona ende të paidentifikuar në zonën e Papërit në Elbasan.
Dyshohet se personi që ka qëlluar mbi Dumanin është shtetasi Talo Çela, një prej 5 personave më të kërkuar aktualisht nga ana e policisë.
Vetë Dumani dyshohet si autor i të paktën 5 vrasjeve të ndodhura në Elbasan dhe Durrës, ndërkohë që pikënisja duket se është përplasja për ndarjen e parave të një prej grabitjeve të Rinasit.
/a.r