Detaje tronditëse zbulohen nga Fatjon Hoxha lidhur me babain e tij, Xhevahir Hoxha, që vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushen, dhe më pas vari veten.
Fatjoni ka zbuluar një detaj tronditës nga një ngjarje e rëndë në familjen e tij të ndodhur 3 vite më parë.
Fatjoni u shpreh se babai i tij ka qenë njeri problematik dhe i dhunshëm.
“Kur e solla Merushën para tre vitesh në shtëpi, e lashë të flinte në një nga dhomat. Babai im, fiku automatin e dritave natën dhe iu fut në dhomë nga dritarja natën. Merushja kujtoi se isha unë, babai filloi ta ngacmonte por ajo nuk e kishte lënë,” tha Fatjoni.