Mesditën e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës janë përfshirë në një aksident tre mjete, një “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit “Land Rover”, shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/a.r