Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i cili ndodhet në burg se akuzohet se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.
Raportyohet se Bllako nënvizon në kërkesën e tij se s’ka prova se ai është i rrezikshëm dhe s’i shmanget hetimit.
Pritet caktimi me short i trupës gjykuese në Apel.
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.
/a.r