Identifikohen dy vajzat që mashtruan dhe rrëmbyen të riun në Kosovë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Gjilan.
Një 24-vjeçar u rrëmbye nga 4 persona, dy vajza dhe dy djem të cilët e futën në kurth dhe më pas e mbajtën peng.
Sipas mediave kosovare, personat e dyshuar janë Lion Gashi, 22 vjeç, Albin Hoxha 21 vjeç, Bleona Beqiri, 22-vjeç dhe Sara Dobratiçi, 19-vjeç. 22-vjeçari Gashi ka qenë i pari që është vetëdorzuar në polici, teksa ka treguar dhe emrat e bashkëpunëtorëve të vet.
24-vjeçari u kontaktua fillimisht nga dy vajzat përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan me të. Ndërkohë, djemtë prisnin me makinë dhe e qëlluan me thikë të riun përpara se ta fusnin në bagazhin e makinës së tyre.
Nuk dihet ende se përse i riu u rrëmbye, por arrestimi i autorëve pritet të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes.
/a.r