Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj djalit Orlando Paplekajt, një ish-efektiv i policisë.
Grupi hetimor i policisë së Durrësit në një nga pistat kryesore ku ka zgjeruar hetimet është ajo e grabitjes së parave të Rinasit 3 vite më parë, pasi ka dyshime se Paplekaj ka dijeni për këtë ngjarje.
Kjo për shkak të lidhjeve familjare që vëllai i tij kishte me dy vëllezërit Haxhiaj, të cilët u ekzekutuan në Durrës përpara dy vitesh.
Sipas burimeve, vëllai i shënjestrës ishte kunati i Besmir dhe Viktor Haxhiaj.
Hetuesit nuk përjashtojnë edhe pista të tjera. Vetë Paplekaj nuk ka qenë bashkëpunues me policinë duke deklaruar se nuk ka dijeni për autorët dhe nuk ka konflikt me persona të tjerë.
Por ai pretendon se mund të jetë paralajmërim për një person tjetër, ose atentatorët kanë ngatërruar objektiv.
/a.r