Ka përfunduar procesi zgjedhor për kryetarin e PD në degën 13 Tiranë. Sipas Komisionit të Rithemelimit, i cili monitoron këto zgjedhje, pas përfundimit të numërimit fitues u shpall Arsen Valisi me 61% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjet e PD dega 13 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega 13 Tiranë u shpall Arsen Valisi me 61% të votave”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që më herët procesi i zgjedhjeve përfundoi edhe në qarkun Gjirokastër, ku u zgjodhën kryetarët e degëve.
Dega Gjirokastër – Eris Shehaj 53% të votave
Dega Përmet – Arson Lipe 81 % të votave
Dega Tepelenë – Malo Sadikaj 87% të votave
Dega Memaliaj – Bujar Kapllani 87.7% të votave
7b.h