Evropa nuk është ende e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën më të fortë dhe për ta dobësuar Rusinë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, thotë se BE-ja duhet të dërgojë “ndihmë ushtarake” në Ukrainë.
“Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin, po sërish nuk ishte mjaftueshëm i fortë. Duhet të përqendrohemi në ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, shtoi Jansha.
Ai thotë se nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë, mund të përpiqet të pushtojë Moldavinë ose Gjeorgjinë më pas.
“Tani është e qartë se nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet, dikush tjetër po zgjerohet dhe kjo nuk po sjell më shumë paqe dhe më shumë siguri në kontinent”, tha Jansha.