Ditën e nesërme besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët. Ky është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët. Teska përmendi tërmetin, pandeminë dhe luftën, ai bëri thirrje për të dashur edhe më shumë jetën në këto kohë të vështira. Imzot Arjan Dodaj kërkoi triumfin e dritës duke ia adresuar mesazhin e tij qartësisht plagës së madhe të shoqërisë sonë.
Figurat e para politike që kanë uruar Pashkët, ishin kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Mesazhin e saj për besimtarët katolikë të vendit e dha edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia”, ky ishte urimi i Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.