Shënjestra e atentatit të sotëm në Shijak, Orlando Paplekaj ka dëshmuar në polici, duke pohuar se ka qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë, ku një mjet tip “Golf” pasi e ka ndjekur atë për 10 metra, pasagjeri që ndodhej në automjet ka nxjerrë armën nga një thes dhe ka qëlluar në drejtim të tij.
Ai thotë se nuk i njeh autorët dhe nuk ka dijeni pse i kanë bërë atentatin.
Pasagjeri i mjetit tip “Golf” e ka nxjerrë armën nga një thes dhe ka qëlluar. Nuk i njoh atentatorët, nuk e di pse kanë qëlluar”, mësohet të ketë thënë Paplekaj.
Orlando Paplekaj është me orgjinë nga Tropoja dhe jeton në Durrës prej 13 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa babai i tij punon si efektiv policie. TEMA