Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka në një prononcim për mediat i është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili e quajti procesin e zgjedhjeve në bazë ‘përçarës të partisë dhe i njëanshëm”.
Sipas Nokës, zgjedhjet për kryetarët e degëve që po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit, nuk do të ndalen.
Ai tha se “jemi gati që me grupe auditi të verifikohet cdo procedurë zgjedhore”, por që “në asnjë rast procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 dhjetorit, nuk do të ndalojë”.
“Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo po bëhen pjesë e këtij procesi por s’do lejojmë askënd ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha- Alibeaj kanë nga përballja me votën e demokratëve.
Koha e pengmarrjes së opozitës dhe PD ka marrë fund. Ne deputetë apo anëtarë të thjeshte jemi t detyruar të pranojmë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Askush s’ka tagër ta diskutojë atë apo aq më pak të anulonte vendimet e tij”, u shpreh Noka.
g.kosovari
S,ka asnjë arsye të ndalosh.Alibeaj do që të bëhet kryetar,kaq naiv je o kuksian trim?