Deputeti Xhelal Mziu i është bashkuar listës së demokratëve që kanë propozuar dhe mbështetur platformën e bashkimit të prezantuar nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.
Ne nje postim në rrjetin social Facebook, Mziu shkruan se i bashkohet deputetëve që mbështet platformën dhe se bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër demokratët të jenë forcë qeverisëse.
“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetëme, që nesër të jemi forcë qeverisëse! Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD. I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër!” shkruan Mziu.
g.kosovari