Dhjetra pacientë të moshuar në një spital në Shangai kanë vdekur pasi u infektuan me Covid-19, por shifrat zyrtare të qeverisë pretendojnë se asnjë vdekje në qytet nuk është shkaktuar nga koronavirusi që nga viti 2020.
BBC ka folur me një administrator spitali dhe ka pasur akses në dokumentet që u janë dërguar të afërmve të pacientëve që kanë vdekur gjatë shpërthimit të valës nga Omicron në qytetin më të madh kinez.
BBC shkruan gjithashtu e ka pasur akses në dokumentet zyrtare që sugjerojnë se të paktën 27 pacientë nga një spital i vetëm, të cilët nuk ishin vaksinuar, kanë vdekur nga ato që quhen “probleme themelore shëndetësore”.
Shanghai ndodhet në izolim total pasi autoritetet përpiqen të frenojnë përhapjen e infeksionit në një valë të re të virusit vdekjeprurës.
BBC ka folur me një infermiere dhe një punonjës shëndetësor në Spitalin Donghai Elderly Care, të cilët, përshkruan përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të ndihmuar dhjetëra pacientë të moshuar, disa prej të cilëve kanë vdekur.
‘Ne kemi kontaktuar disa shtëpi të kujdesit ose spitale për të moshuaritatëherë, pasi postimet në mediat sociale sugjeruan se kishte prova të përhapjes së infeksionit Covid-19 mes qindra pacientëve në 12 spitale.
Një e afërme e një pacienteje në një shtëpi kujdesi per te moshuarit në Shangai na ka thënë se mjekët që punonin atje e kishin informuar atë se të gjithë në institucion kishin rezultuar pozitivë.
Në një bisedë telefonike një administrator në Spitalin Donghai na tha: “Sigurisht që do të kishte të vdekur me Covid. [Në] Shangai situata është e tillë. Si mund të mos kishte asnjë vdekje[e] pa Covid?”
Në një letër dërguar të afërmve të pacientëve që kishin vdekur, te administratoreve në spital, kërkohej falje dhe pranohej një “mungesë profesionalizmi”.
Ata shprehën gjithashtu “fajësinë më të thellë”.
Shifrat zyrtare thonë se nuk ka pasur vdekje gjatë shpërthimit aktual te Omicron në të gjithë qytetin; asnjë fare.
Kina ka një kriter të rreptë për konfirmimin e rasteve me Covid-19, i cili përfshin prova të dëmtimit të mushkërive te pacientët, të shkaktuara nga virusi. Kjo duhet të konfirmohet në skaner.
Çdo semundje tjeter e meparshme merret ne konsiderate gjithashtu përpara se vdekjet t’i atribuohen zyrtarisht Covid-it.
Një burrë, motra 72-vjeçare e të cilit vdiq në Donghai në fillim të këtij muaji, na tha se kishte bere “lufte” për të marrë një shpjegim të plotë nga zyrtarët për shkakun e vdekjes.
Ai na tha se ajo kishte rezultuar negative në javët para se të vdiste më 3 prill. Por ai nuk kishte mundur të merrte një deshmi të rezultateve të testeve të saj në ditët e fundit para se të vdiste.
Burri i tha BBC-së tha se motra e tij ishte një nga gjashtë pacientët në një dhomë, pesë prej të cilëve vdiqën.
Të afërmit e një gruaje 99-vjeçare që vdiq më 1 prill kanë ngritur gjithashtu shqetësime për shkakun e vdekjes, duke qenë se ajo rezultoi pozitive në javën e fundit të jetës së saj.
Në postimet e mediave sociale që ka parë BBC, me regjistrime audio shoqëruese, mbesa e saj tha se gruaja ishte transferuar në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik Jinshan në Shanghai më 27 mars, ku ajo rezultoi pozitive një ditë më vonë.
Tre ditë më vonë ajo rezultoi negative për Covid. Një ditë më vonë ajo vdiq. Gruaja e përshkroi vdekjen e saj si pasojë e “përkeqësimit të sëmundjes themelore për shkak të Covid”.
BBC u përpoq disa herë të kontaktonte autoritetet në Donghai dhe Jinshan në lidhje me akuzat e ndryshme, por nuk ishte në gjendje të merrte një përgjigje. Kina po përballet me krizën e saj më serioze që kur virusi u shfaq për herë të parë këtu në fillim të vitit 2020, kur qyteti i Wuhan u izolua./ panorama
g.kosovari