Dy shqiptarë janë arrestuar në Brennero, në Italinë e veriut, pasi janë gjetur me 93 kg kokainë. Droga u gjet pas një kontrolli rutinë të ushtruar nga Guardia di Finanza e Bolzanos në mjetin Ford Kuga me targa gjermane.
Agjencia ANSA shkruan se në makinë u gjet kokainë shumë e pastër, me vlerë mbi 18 milionë euro, e destinuar për tregun italian.
Droga ishte e ndarë në 83 qese. Zotëruesit e saj ishin dy shqiptarët, me moshë 36 e 42 vjeç.