I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ku Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) publikoi raportet e vitit 2013 dhe 2014, kreu i Ministrisë së Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se do të rishikohen disa kontrata energjitike, mes tyre edhe ajo me “Bankers Petroleum”.
“Për herë të parë ça po bëjmë? Po vëmë një tavan që do të thotë një pjesë e naftës para se ai të rikuperojë kostot të futet si naftë e ndashmë për fitim. Pra do të thotë që nafta e vlefshme për tu ndarë mes shtetit dhe privatit të fillojë që në momentin e parë që del fuçia e parë. Që te fucia e parë shteti do të marrë më shumë seç ka marrë deri tani, kjo është fal politikave tona. Madje ju them dhe një gjë që ne do të rinegociojmë edhe një pjesë të kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum, të cilën do ta rinegociojmë termat pas edhe mbylljes së disa elementëve kontradiktorë ose konfliktualë që kanë të bëjnë me pagesën e tatim fitimit”, tha ai.
Më tej ai vlerësoi të dhënat e çertifikuara për sektorin e naftës, gazit, minierave dhe hidroenergjisë, ndërsa vuri në dukje se 80 % e investimeve te huaja nga donatorë jane te adresuara ne sektorin energjitik.
Gjate fjales se tij ministri Gjiknuri vuri theksin ne rendesine e publikimit të te dhënave për pasuritë natyrore të vendit.
“Rritja e prodhimit vendas, e industrive nxjerrëse si dhe përpunimi i tyre, siç është ai i kromit, ka një rritje të punësimit pasi është rritur dhe investimi. Këto industri kanë një kontribut në bilancin tregtar’-tha Gjiknuri.
Ndersa nenevizoi se, rritja e prodhimit qoftë në energjinë elektrike, qoftë nga fosilet, është e rëndësishme për bilancet tregtare. “Rruga e çmimeve, dhe minierave e naftës, ka shkuar ne nivelin më të ulet historik. Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë. Debati është gjëja më e mirë që ne presim.”, tha Gjiknuri.
Ndër të tjera ai u ndal tek çmimi i naftës për 2013-2014. “Po të shohim të ardhurat nga nafta, 2013-2014- niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Ka pasur një miradministrim më të mirë dhe shërbim më të mirë. Në vitin 2014 ka pasur tendencë të uljes së çmimit, por të ardhurat nuk ndryshuan.”, theksoi Gjiknuri.