Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se deri në 3,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur dhe rreth 10,000 janë lënduar që nga fillimi i pushtimit.
Ai dha përditësimin e midis 2500 dhe 3000 vdekjeve në një intervistë me CNN, në të cilën ai paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e një sulmi të mundshëm bërthamor rus, siç raportuam më herët.
Një muaj më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur. Por në të dyja rastet, ai pretendoi se shumë më tepër ushtarë rusë ishin vrarë.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra, të cilat nuk përfshijnë civilë.
Të dyja palët në konflikt kanë bërë pretendime të shpeshta për viktimat që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit – zakonisht shumë më të larta se sa është numri zyrtar i kundërshtarit të tyre./m.j