Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset e këtij Rajoni vazhdon të hidhet kripë, si pasojë e formimit të ngricave nga temperaturat e ulëta. Pjesërisht me zinxhirë qarkullohet vetëm në akset Ura e Cerenecit – Steblevë dhe Qafë Bualli – Krastë. Të gjithë akset e tjra qarkullohen pa zinxhirë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në qarkullim për shkak të ngricave, sidomos në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Në të gjitha akset qarkullohet normalisht. Në disa segmente ku ka ngrica , vazhdon spërkatja me kripë. Kujdes duhet të tregojnë përdoruesit e rrugës në vendet ku ka rrëshqitje dherash e gurësh, si dhe në vendet ku rruga ka çedime. Të respektohet sinjalistika e vendosur.
Segmenti Fushë Studë – Steblevë qarkullohet me zinxhirë.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: në të gjitha akset e mbuluara me kontrata, kontraktorët janë duke punuar për spërkatjen e akseve nga ngricat e formuara, si pasojë e temperaturave të ulëta. Në qarkun e Korçës, qarkullohet me zinxhirë vetën në Boboshticë – Dardhë. Të gjithë akset e tjerë qarkullohen pa zinxhirë. Të bëhet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, pasi si pasojë e temperaturave të ulëta, ka formim të ngricave në rrugë.