Anija luftarake “Moskva” është fundosur. Lajmin e bën të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes. Megjithatë, sipas rusëve, anija nuk u fundos pas sulmit të ukrainasve, por për shkak të “detit të trazuar.”
“Moskva, anija që mban flamurin e Flotës së Detit të Zi, i ishte drejtuar portit kur “deti i trazuar” bëri që ajo të fundosej,” thuhet në njoftimin e ministrisë.
Anija luftarake ruse Moskva është mbytur, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Gjatë tërheqjes së kryqëzorit Moskva në portin e destinacionit, anija humbi stabilitetin e saj për shkak të dëmtimit të trupit të marrë gjatë një zjarri nga shpërthimi i municioneve. Në kushtet e detit të stuhishëm, anija u mbyt”, thuhet në deklaratë sipas TASS.
Anija me 510 persona ekuipazh ishte një objektiv i rëndësishëm-simbolik dhe ushtarak dhe ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë.
Ukraina pretendon se ishte ajo që e goditi anijen luftarake me raketat e saj, por Rusia nuk ka përmendur asnjë sulm. Gjatë gjithë të enjtes pati raporte kontradiktore nga Moska, Kievi dhe Pentagoni për atë që ndodhi me anijen, nëse ajo ishte ende e përfshirë nga flakët apo ishte fundosur.
Kujtojmë se “Moskva” një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse ose u godit të mërkurën mbrëma nga ukrainasit ndërsa lundronte në Detin e Zi.
Kryqëzori “Moskva”, anija që mban flamurin e Flotës së Detit të Zi, ishte një anije ushtarake me peshë të madhe në marinën ruse, e cila krahas përfshirjes në operacione ushtarake ishte edhe një instrument diplomatik i Rusisë.
Kryqëzori i rëndë, 186 metra i gjatë u vu në shërbim në vitin 1983, gjatë epokës sovjetike, me emrin Slava (Lavdia). Misioni i saj parësor ishte shkatërrimi i aeroplanmbajtësve armike.
Anija u emërtua Moskva në maj 1995. Ai është i armatosur me 16 raketa Bazalt / Voulkan kundër anijeve, raketa Fort, versionin detar të raketave me rreze të gjatë S-300 dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi Ossa. Ai gjithashtu ka raketahedhës, topa dhe silurë, raporton abcneës.al.
Sipas agjencisë Ria Novosti, Moskva është modernizuar dy herë në historinë e saj, e dyta në periudhën 2018-2020.
g.kosovari