Zhvillimet në Partinë Demokratike është tema e pjesës së parë të emisionit “Të Paekspozuarit”.
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, duke analizuar gjendjen që solli deri në përçarjen e kësaj partie, u shpreh se ajo erdhi pas përjashtimit të Sali Berishës nga ana e Lulzim Bashës.
Sipas tij, edhe pse brenda Grupit parlamentar të PD-së janë tre klane.
Zgjedhjet vendosen se sa e përçarë është dhe ku është shumica e ku është pakica, cili prej tyre është legjitim, kush ka mbledhur më shumë delegatë.
Në anëtarësi përçarja është shumë më e vogël, sesa brenda GP.
Nëse grupimi i Berishës mori 70% të votave të demokratëve, ku garantoj mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit brenda anëtarësimit është mbi 90%. Brenda GP të PD-së ka tre grupime.
/a.r